"Zemra mal" - Rama poston foton i përqafuar me shefin e NATO-s: Shihemi në Shqipëri

8 Korrik 2026, 18:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ku shfaqet krah sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, pas përfundimit të Samitit në Ankara.

Ky i fundit konfirmoi se Samiti i ardhshëm do mbahet në Shqipëri, por nuk tregoi se kur.

“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM” shkruan Rama në foton e publikuar pasditen e sotme.

 


Video