Rama takim “urgjent” në Tiranë me kryebashkiakët socialistë, zbulohet agjenda

16 Shtator 2024, 16:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e Bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.

Kështu, kryeministri Edi Rama ka planifikuar që të martën, të zhvillojë një takim me 15 drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e Bashkive socialiste.

Ky takim do të jetë organizativ, ku Rama do të japë porositë e tij për bashkërendimin e punëve mes drejtuesve politikë dhe kryebashkiakëve.

Takimi do të nisë ditën e nesërme në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.


Video