Ministri Hasani takohet me ambasadorin e ri britanik: Nxisim më shumë investime në Shqipëri

16 Shtator 2024, 15:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ambasadori i ri britanik në Tiranë, Nicholas Abbott

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar me ministrin e ri britanik në Tiranë, Nicholas Abbott. Ai ka ndarë një foto nga takimi i zhvilluar, ndërsa shkruan se vlerëson lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis dy vendeve.

Ministri Hasani theksoi se dy vendet do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Takimi i shkëlqyer sot me ambasadori në Tiranë. Ne vlerësojmë shumë lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona. Duke i uruar sukses në rolin e tij të ri, teksa presim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë dhe infrastrukturës dhe për të mirëpritur më shumë investime britanike në Shqipëri”, shkruan ai.


Video