Fushata elektorale e kampit socialist u përqendrua në Belsh këtë të hënë.
Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Arif Tafanin, ndërsa ishte i pranishëm edhe drejtuesi i qarkut, Damian Gjiknuri.
Kreu i PS-së nuk i kurseu ironitë për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, ku Sali Berishën dhe Ilir Metën i quajti dy zarë që pritet të dështojnë.
Rama: “Dy zara, dy njerëz me dy zara, që hedhin zarat të kapin ca të kapin në një bixhoz që është vetëm rezultat i dëshpërimit dhe halleve personale. S’ka lidhje me këto që ne themi këto. Duhej 1 orë e 30 minuta me ardh nga Elbasani në Belsh, sot është 25 minuta. Nga aty ka dal njëri. Unë nuk merrem me kundërshtarët e vendosur si kukulla ku është hedh zari. Po ai është simbol. Gjigand. Luluç Boçi. Më kujton zonjën nga qyteti, ju kujtohet Koçi që e morën për ta bërë dhëndër në fshatin e vogël dhe lemeri gjithë dynjanë.
Ku është zotni nga qyteti që e filloi fushatën duke firmos një kontratë. Kontrata e parë dhe fundit në historinë e zgjedhjeve në botë, ku një kandidat firmos me statusin kryetari i ri i bashkisë. Ku ka kryetari iri i bashkisë, ose je ose nuk je kryetari. Ku firmosi për të sjellë 400 mln investime në Elbasan me një konsulent nga Bari që nuk figuron asgjëkund, një skenë filmi i zotnisë nga qyteti. Edhe në pamje po ta shohësh. Mua më pëlqen se më heq edhe mallin e Lulit. Ky është më lart. Ky është një variant i Lulit që nuk fle as gjumë.
Ai të paktën flinte gjumë edhe rrente ë pak. Ky nuk fle as gjumë, edhe kur mbyll sytë rre. Imagjino të punosh me këta njerëz. Po ua dhe zyrën të përplasin derën në fytyrë dhe aty brenda në zyrë të kapin ca të kapin. Këtu s’bëhet fjalë fare, se s’do kthehemi tek dominoja. Donimo luajnë pleqtë, të moshuarit, njerëzit që kanë punuar gjithë jetën dhe ju takon të luajnë domino. Po s’mund të luajë domino kryetari i bashkisë, mendo të vijë ndonjëri që luan domino në buzë të liqenit”, tha Rama.