Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të panjoftuar këtë të dielë në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Ende nuk dihet qëllimi zyrtar i vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që ajo të lidhet me zhvillimet politike të fundit dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Vlorës.