Rama në Festivalin e Filmit të Venecias, zyrtarja italiane: Njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe

8 September 2023, 18:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në Festivalin e Filmit të Venecias, zyrtarja italiane: Njeri me
Kryeministri Edi Rama në Lombardi

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë javë, ku ka takuar edhe një zyrtare italiane drejtore e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi.

Kjo e fundit është shprehur e mahnitur nga Rama duke thënë se “takimi me të ishte edukues”. Lucia Lo Palo ka rrëfyer me fjalët e saj një pasazh nga deklarata e Ramës në këtë event.

“Njeriu me pasurinë e tij të inteligjencës dhe imagjinatës, - na tha ai pak ditë më parë, - "ka fituar fuqinë për t'i dhënë formë natyrës, duke e abuzuar atë në një mënyrë shpesh të poshtër; por natyra nuk është as e mirë as e keqe dhe gjithsesi vazhdon rrugën e saj, ndonjëherë duke e kthyer rendin aty ku njeriu ka krijuar kryesisht kaos”.

Ajo e cilësoi Ramën si një njeri me ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe.

“Kam pasur rastin të takoj një njeri me thellësi, ndjeshmëri dhe përgatitje të madhe. E kënaqur që mund të forcoj këtë miqësi historike mes Arpës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Rama në Festivalin e Filmit të Venecias, zyrtarja italiane: Njeri me


Video