Rama: Ndërkombëtarët ishin PRO heqjes së mandatit të Ballukut, por unë po e bëj për shqiptarët!

13 Mars 2026, 12:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave se vendimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku po pengon Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Në një konferencë për shtyp, Rama tha se reagimet e djeshme ishin të deformuara dhe të shëmtuara.

"Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje (Ballukun), unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve dhe një nga normat e padiskutueshmi të këtij përfaqësimi është që ti shikoj partnerët në sy, të më shohin në sy në të njëjtën lartësi", tha Rama.

Rama: Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris që lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë. Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do pengojë drejtësinë, është përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet. Kemi patur debat me ndërkombëtarët për mandatin e Ballukut, por unë kontratën e kam me shqiptarët. Si kundër siç e din shumicë bëjnë sikur se dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve dhe një nga normat e padiskutueshmi të këtij përfaqësimi është që ti shikoj partnerët në sy, të më shohin në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shoh njeri nga lart poshtë dhe as pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë. Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme. Këto janë gjëra që nuk ndodh në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.


Video