Takimi i ambasadores amerikane në Athinë me Ramën, gazetari: Erdhi për të dhënë mesazhin e Trump

12 Mars 2026, 21:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vizita e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë Kimberly Guilfoyle, mbrëmjen e djeshme në Kryeministrinë e Shqipërisë, ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Por çfarë e lidh ambasadoren Guilfoyle me vizitën në Shqipëri? Sipas gazetarit Dritan Hila, ambasadorja ka ardhur në vendin tonë për t’i dërguar një mesazh Ramës.

Hila tha se Guilfoyle shkoi në Kryeministri për t’i dhënë Ramës një mesash nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Edhe unë kështu e mendoj që ka sjellë një mesazh nga presidenca, nga mbretëria e Trumpit e cila është ende e fortë”, tha ai.

Hila: Rama është një një njeri i cili të mbaron punë, do në Zvërnec merr Zvërnecin, do në Sazan merr Sazanin. Kështu ka qenë dhe Berisha, po doje të merrje një diçka, ta ndante mendjen, të mbyllte punë Berisha, nuk rrinte ta tirrte gjatë. Dhe Trumpi i pëlqen këta lloj udhëheqësish të fortë.

Kjo sjell një mesazh, nuk vjen kot që shtyjë kohën në Tiranë, por nuk besoj që është mesazh armiqësor, sepse po të ishte mesazh armiqësor. Edhe unë kështu e mendoj që ka sjellë një mesazh nga presidenca, nga mbretëria e Trumpit e cila është ende e fortë. Ai shkakton frikë dhe ka bërë ca luftra, i ka idetë e qarta.

Kjo është një nga ata njerëz që të sjellin një mesazh, nuk ka ardhur për shtyrë mbrëmjen në Tiranë, është më e bukur Athina për të shtyrë natën.


Video