"Qeveritarët kanë folur me organizatat kriminale", çfarë janë telefonat "BQ" rus për të cilët foli Berisha

16 March 2022, 10:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Qeveritarët kanë folur me organizatat kriminale",
Çfarë janë telefonat "BQ"  rus për të cilët foli Berisha

Ish-kryeministri Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme duke thënë se ekziston një dosje e madhe e të ashquajturit telefoni “BQ” që sipas tij është përdorur nga qeveritarët tanë për të komunikuar me organizata kriminale.

Berisha theksoi se përmes këtij mjeti komunikimi janë porositur vrasje, duke shtuar se kushton 1400 euro dhe më pas hidhet.

"Ekziston një dosje e madhe, e telefonit BQ, e cila i ka bërë radiografinë më të tmerrshme këtij regjimi. Unë e kam iphone. është telefon special ai.

Ata që e kanë përdorur i kanë bërë vetes radiografinë, është shkak se pse Shqipëria është këtu ku është. Sepse Serbia është aty ku është. Unë sot e mësova. Na qenka një telefon pa kartë, të cilin rëndom e kanë përdorur edhe qeveritarët tanë. Me kë kanë folur…*bën me dorë. Kanë folur me kë kanë dashur vetë. Me organizata kriminale.

Kanë folur se të tjerë, që kanë porositur vrasje, jo ky se po të ishte ia them, se nuk ia kërkoj. Unë kujtoja se ishte aplikacion kjo BQ. Ky është tsunami i nëndheshëm. Po mos të kisha të dhëna konkrete, të jesh i sigurtë që nuk do e nxirrja këtu. Këto paskan qenë të përhapur. Ma tha një mik. Kushton 1400 euro në vit, e më pas hidhen. Ky paska qenë kurthi i artë. Ata që e kanë blerë e kanë blerë. Unë e kujtoja aplikacion si Skype. Për inicialet nuk kam ç’të bëj unë…", tha Berisha.

Çfarë janë telefonat “BQ” për të cilat foli Berisha:

Telefonat “BQ” janë të gjithë me butona, një aparat me një pajisje për hapjen e birrës, një celular për 3 karta SIM në madhësinë e një çakmaku dhe disa modele të tjera.

"Qeveritarët kanë folur me organizatat kriminale",

Është e vështirë të thuhet se sa të besueshëm janë këta telefona  pasi vendi i origjinës së markës është Kina. Por përfaqësuesit rusë e promovojnë atë në mënyrë aktive në tregun e pajisjeve me përshkrime, fotografi tepër joshëse dhe sigurisht komente të shkëlqyera të produkteve.

"Qeveritarët kanë folur me organizatat kriminale",

BQ (ose BQ-mobile) është një markë e re ruse që tregton telefona celularë të lirë, smartfonë dhe tableta buxhetorë, si dhe disa aksesorë. Emri i kompanisë është shumë i thjeshtë për t'u deshifruar. Marka i solli produktet e saj në treg vetëm në vitin 2013. Pavarësisht se BQ është një kompani nga Rusia, prodhimi i saj është i përqendruar në Kinë./VOXNews.al

 



Video