“Qëllim, dorëheqja e Ramës”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 12 mars të mblidhemi para Kuvendit!

5 Mars 2026, 13:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij për gazetarët jashtë Kuvendit, u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 majit përpara Kuvendit.

Ai u shpreh se qëllimi i protestës do të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sa i përket orës së protestës, ajo mbetet për t’u vendosur nga strukturat.

Shqiptarët të mblidhen me 12 mars për dorëheqjen e Edi Ramës, çdo protestë do të ketë këtë objektiv. Ftoj shqiptarët të vijojnë betejën tonë për largimin e tij, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë”, tha ai.


Video