“O ushtar i Suelit”/ Imuniteti i 'Ballukut' përplas Ballën dhe Bardhin, socialisti: Gënjen në muaj Ramazani!

5 Mars 2026, 10:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Taulant Balla/ Suel Çela/ Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po përpiqet të tejkalojë afatet përsa i përket raportit të dalë nga Këshilli i Mandateve përsa i përket çështjes së Belinda Ballukut.



Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.

Bardhi: O ushtar i Suelit.

Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve. Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kwrkoi futjen në Rendin e Ditës raportin e dalë nga Këshilli i mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Bardhi u shpreh se është detyrim që raporti të trajtohet në seancën e parë ndërsa akuzoi mazhorancën se po luan me afatet duke e zvarritur çështjen aq sa të përfundojë afati dhe kërkesa e SPAK të quhet e refuzuar.


Video