Pyetjet për Dumanin e Çelën me gojë, apo me shkrim? Balla: Nëse s'biem dakord do e kalojmë në votim

27 October 2025, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pyetjet për Dumanin e Çelën me gojë, apo me shkrim? Balla:
Olsian Çela, Altin Dumani dhe Klodian Braho

Nuk ka dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend në lidhje me raportimet e krerëve të drejtësisë, Altin Dumani dhe Olsian Çela.

Mazhoranca nuk pranon që drejtuesit e drejtësisë të pyeten nga deputetët e opozitës, për të cilët thotë se pyetjet e tyre i kanë dërguar më herët me shkrim, teksa këta të fundit duan që t’i lexojnë paqartësitë e tyre.

Pas një debati procedurial që zgjati për më shumë se 1 orë e 30, kreu i grupit të PS kërkoi një pushim disaminutësh për mundësinë e arritjes së dakordësisë për këtë çështje, në të kundërt njësoj si në seancat e tjera do të kalohet në votim. 


Video