Punimet në Llogara, hapet 1200 metra tunel

31 March 2022, 09:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punimet në Llogara, hapet 1200 metra tunel
Tuneli i Llogarasë

Kryeministri Edi Rama ndan këtë mëngjes disa foto nga punimet në Tunelin e Llogarasë.

Ai shkruan se atje po punohet me ritëm “shumë të lartë” dhe deri tani janë hapur 1200 metra tunel.

“Mirëmëngjes, dhe me Tunelin e Llogarasë, ku janë hapur mbi 1200 metra me një ritëm shumë të lartë, falë edhe një formacioni gjeologjik deri këtu tejet të favorshëm për ecurinë e punës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.


Video