Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot në Malësinë e Madhe një takim me mbështetës të tij.
Basha që prej dorëheqjes nga drejtimi i PD-së ka dalë në terren ku takon mbështetës të tij.
Takime të tjera Basha ka bërë edhe në Tiranë në disa grupseksione të ndryshme.
Basha nuk e ka zbuluar ende qëllimin e tij nga takimet me demokratë në terren, ndërsa ka raportime mediatike që Basha mund të hapë një “parti të re pro-amerikane”. Por deri tani ky lajm mbetet spekulim.

Pas zgjedhjeve të 6 marsit në të cilat PD-ja doli më poshtë se Shtëpia e Lirisë e vuri Bashën edhe përballë deputetëve afër tij që i kërkuan dorëheqjen.