Rreth orës 09:00 pritet të nisë mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, i cili kushtëzoi mbledhjen e plotë me mospraninë e Sali Berishës.
Deri tani, nga grupi i rithemelimit, të parët në selinë blu kanë mbërritur deputetët Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baci, Flamur Noka, Sorina Koti, Arbi Agalliu dhe Belind Këllici.
Megjithatë, një ditë më parë, Berisha tha se do të jetë në mbledhje pasi ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmimi me referendumin e 18 dhjetorit dhe në zgjedhjet e 6 marsit.
Alibeaj njoftoi që në mbledhjen e së enjtes të pranoheshin edhe të pezulluarit dhe të përjashtuarit, përveç Sali Berishës, i cili është i përjashtuar, pasi është ‘non grata’. Por, për Sali Berishën, i cili nuk ka marrë një njoftim zyrtar, ky njoftim zyrtar nuk ka shumë rëndësi.