PS mbledh Kongresin/ Ministrat: Na duhet mandati i katërt, të bëjmë Shqipërinë kampione e Ballkanit!

28 July 2024, 12:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS mbledh Kongresin/ Ministrat: Na duhet mandati i katërt, të
Belinda Balluku, ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj

Pjesa e parë e Kongresit iu dedikua mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” paraqitën arritjet e deritanishme.

Fjalën e mbajtën ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Ministrat prezantuan arritjet për të cilat PS kërkon një mandat të katërt për të arritur në projektin e Shqipëria 2030, kampion i Ballkanit.  

“Kemi shumë për tu krenuar dhe shumë për të punuar. Na duhet mandati i katërt për të vijuar dhe bërë realitet vizionin e Shqipërisë turistike 2030, kampion i Ballkanit", tha ministrja Kumbaro.

"Kemi ende shumë sfida të forta për të fituar, duke nisur nga rritja e pensioneve më kuptimplotë sesa rritja e vogël e këtyre viteve. Po punojmë që në rrugën e 'Shqipërisë 2030 të mos ketë pensione nën 150 euro. Reforma e re e pensioneve co të marrë rrugë viti e ardhshëm e frytet do të shihen në 2- 3 vitet e ardhshme. Do të marrë fund praktika e cuarjes së pensioneve me zarfe në shtëpi. Po i japim jetë projektit të arsimit profesional", tha Gonxhe. 

"Synojmë 1000 agroturizme në 2030, të një cilësie fantastike, ndërkombëtarisht të njohur dhe punësimi i të rinjve të jetë fakt" tha ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. 


Video