"Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD", sherr mes demokrates dhe Flamur Nokës në Kamëz: Dil jashtë... (VIDEO)

26 November 2025, 22:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD", sherr mes
Flamur Noka gjate incidentit

Një incident ka ndodhur gjatë një mbledhje të strukturave të PD të degës së PD, Kamëz-Paskuqan, pasditen e kësaj të mërkure, ku merrte pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi.

Disa anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet për asnjë gjë. Madje një demokrate i ka kërkuar llogari Nokës për mashtrimin, sipas saj, me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka i ka kërkuar të mos flasë dhe nga këtu nisën replika të ashpra.

Demokratja i tha Nokës se prej tij nuk do të qëndronte asnjë sekondë në PD, por është aty prej kontributeve që ka dhënë.

Por Noka i ka treguar derën zonjës, duke mos replikuar me të për pyetjet që i parashtroi.


Video