"Politikanët t'i nënshtrohen vettingut", Basha: Do i prijmë aleancës gjithëpërfshirëse për ndryshim

23 July 2023, 18:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Politikanët t'i nënshtrohen vettingut", Basha: Do i
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka vijuar edhe sot me takimet me simpatizantët në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 29 korrik.

Gjatë bashkëbisedimit me disa mbështetës, Basha ka thënë se është e nevojshme që politikanët shqiptarë t'i nënshtrohen vettingut të politikanëve. Ai tha se ata që s'kanë çfarë të fshehin, s'kanë as pse tremben.

"Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar.

Vetting-u i politikanëve është edhe mënyra për të çrrënjosur modelin e baltosjes, duke treguar me fakte se kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush mbron interesat e oligarkëve e kush jo", tha Basha.

Në përfundim të fjalës së tij, Basha paralajmëroi një koalicion gjithëpërfshirës të PD-së për arritjen e qëllimeve që ai parashtroi.


Video