Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL, kanë postuar një foto në rrjetet sociale, pas lajmeve se është duke pushuar në një resort luksoz në Greqi.
Meta dhe Kryemadhi në fotot e publikuara shkruajnë se ndodhen në Sarandë.
“Të dashur miq! Nga Saranda ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Meta, por në foton që ka postuar, duket vetëm det dhe nuk dihet nëse ndodhet vërtet në Sarandë.

Ndrysha nga Meta i cili ka publikuar foto vetëm, deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi ka publikuar foto së bashku me kryetarin e partisë së saj.

Në foto, Monika Kryemadhi shkruan: Mirëmëngjes nga Saranda! Takohemi sot me të rinjtë e LRI në Kampin e Jalës.