Përfundon zyrtarisht numërimi në qarkun e parë, si u ndanë mandatet

12 May 2025, 23:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përfundon zyrtarisht numërimi në qarkun e parë, si u
Kukes

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit.

Gjatë ditës numërimi përfundoi në bashkinë Has, tashmë është mbyllur numërimi edhe në bashkinë Tropojë dhe Kukës.

Partia Demokratike siguron fitoren dhe dy mandate, ndërsa një tjetër i takon Partisë Socialiste.

PD mori 18934 vota ose 52.95%, PS 10970 vota ose 30,68%, ndërsa e treta doli PSD me 5061 vota ose 14.51%. Partia e Tom Doshit pati një rritje të jashtëzakonshme në nivel qarku në krahasim me rezultatin e vitit 2021 (184 vota) me mbi 2650%, por pavarësisht kësaj nuk arritën të merrnin një mandat në këtë qark.

Aktualisht numërimi për kandidatët për qarkun po vijon vetëm në Has.

Nesër pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët edhe në bashkitë Kukës e Tropojë.

Në nivel qarku janë shpallur të pavlefshme mbi 900 vota.

Vota sipas bashkive për subjektet politike:

KUKËS 73/73

PD 9331- 46.77 %

PS 6229 - 31.22 %

PSD 3880 - 19.45 %

HAS 18/18

PD 3547 - 52.57 %

PS 2231 - 33.07 %

PSD 841 - 12.46 %

TROPOJË 38/38

PD 6056 - 66.81 %

PS 2510 - 27.69 %

PSD 340 - 3.75 %


Video