Numërohen mbi 71 përqind e votave, PS humbet një mandat

12 May 2025, 21:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Numërohen mbi 71 përqind e votave, PS humbet një mandat
Një punonjës i KQZ duke mbartur një kuti votimi në shkollën "Vasil Shanto"

Deri në orën 21:00 të mbrëmjes së të hënës janë numëruar 71.44 përqind të votave, 3733 kuti nga 5225 në total.

Me numërimin e kutive të fundit ka një lëvizje mandati në Lezhë, i cili nga Partia Socialiste ka kaluar te PD-ja.

Deri tani, PS ka arritur të marrë në total 53 përqind të votave, të cilat konvertohen në 82 mandate, ndërkohë PD-ja ka 34% të vota konvertuar në 52 mandate.

Nisma Shqipëria Bëhet 4 përqind, një mandat; PSD 4 përqind, 3 mandate; Mundësia 3 përqind, 1 mandat; Lëvizja Bashkë 1 përqind, një mandat.

 

 


Video