Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste deputetë të qarkut të Tiranës dhe shtabin elektoral të përcaktuar për fushatën e Ogerta Manastirliut.
Takimi që zgjati 1 orë e 10 minuta e kishte fokusin tek ecuria e partisë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e zgjedhjeve në Tiranë.
Pavarësisht vendimit të Kushtetuese, mësohet se krysesocialisti Rama ka kërkua që strukturat të jenë gati për zgjedhje në ccdo kohë.
Gjatë mbledhjes, Rama ka pyetur deputetët e Tiranës se cilat ishin problematikat dhe situata në terren sipas sondazheve të strukturave të PS dhe deputetët kanë raportuar sipas zonave përkatëse.
Rama ka kërkuar një rienergjizim të strukturave dhe ka porositur deputetët që të vazhdojnë takimet në Tiranë dhe puna e bërë deri më tani mos të shkojë dëm.
Në takim ka qenë edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku që është marrë e pandehur nga SPAK.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese la në detyrë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe anuluan zgjedhjet lokale në kryeqytet. Ndërkohë, Partia Socialiste kishte vijuar fushatën me kandidaten e saj, Ogerta Manastirliun.