Ndryshime në Qeveri, ikin edhe prefektët e Shkodrës dhe Gjirokastrës! Ja kush i zëvendëson

5 Nëntor 2025, 17:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një sërë vendimesh për ndryshime në qeveri dhe institucionet vendore janë marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në rang zëvendësministrash, Armela Baka dhe Martin Kajo janë emëruar përkatësisht zv.ministre e Arsimit dhe Sportit si dhe zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Po ashtu është larguar nga detyra prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ndërsa në vend të saj është emëruar Holta Duda. Odise Kote është liruar nga detyra si prefekt i Gjirokastrës, dhe në vend të tij është emëruar Albana Hasanaj.

Ndryshimet e plota:

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

- Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

- Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

- Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

- Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë

- Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

- Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

- Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

- Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

- Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Video