Pas incidentit në uzinë, Kryebashkiakut të Gramshit i hakerojnë faqen e Facebook

25 August 2022, 10:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas incidentit në uzinë, Kryebashkiakut të Gramshit i
Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit

Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar.

Ngjarja vjen pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku tentuan të hyjnë 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas, tashmë të arrestuar zyrtarisht me akuzën e spiunazhit.

Incidenti në Gramsh:

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 3 të arrestuarit për akuzat  “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.


Video