Paratë ruse për PD, Yuri Kim takim me kreun e KQZ

15 September 2022, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paratë ruse për PD, Yuri Kim takim me kreun e KQZ
Yuri Kim në KQZ

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në KQZ.

Kim është takuar me komisionerin qendror të zgjedhjeve, Ilirian Celibashi.

Mësohet se ambasadorja në KQZ ka shkuar për raportin e DASH për paratë ruse në partitë shqiptare.

Në takim është thirrur gjithashtu edhe Damian Gjiknuri dhe Jorida Tabaku.

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

 


Video