PD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: Të jenë 95-në total

14 September 2022, 13:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: Të
Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi sot grupin parlamentar të PD-së, ku të pranishëm në selinë blu ishin 13 deputetë bashkë me të dhe në fokus të bisedimit ishte Reforma Territoriale.

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Ylli Asllani publikoi hartë e re territoriale të propozuar nga PD e cila përbëhet nga 95 njësi vendore në total, duke shtuar 34 bashki të reja.

Asllani i përmendi një për një të gjitha bashkitë e reja që propozon PD për t'u shtuar.

Ylli Asllani: Në projektin tonë kemi 95 bashki asimetrike. Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale. 51% e bashkive janë bashki qëndrore, do të mbulojnë edhe sportin. Pjesa tjetër e bashkive do të kenë funksione të plota, por do të jenë të fokusuara te shërbimet bazë.

Lidhur me nivelin e dytë, PD i përmbahet konceptit europian të rajoneve. Rajonet do të garantojnë një harmonizim të zhvillimit makro. PD me këtë draft ka një opsion për Tiranën ndryshe nga forcat e tjera politike. PD është për një qytet metropolitan, një Tiranë me 14 bashki të vogla. Kurse politikat qëndore do ti luajë bashkia kryesore që do të jetë ajo e Tiranës.

Në Korçë kanë qenë 6 bashki, propozimi është 10 bashki, ku janë shtuar Leskoviku, Vithkuq, Voskopojë dhe Pojan. Në Vlorë nga 7 bashki janë propozuar 11, ku është shtuar Orikumi, Novosela, Lumi i Vlorës (Amantia) dhe Ksamili. Berati nga 7 bashki bëhet me 9 bashki, janë shtuar Shpiragu dhe Otllaku. Në Fier nga 6 bashki bëhen 12 bashki, shtohen Golem, Ardenicë, Levan, Cakran, Fratar.

Në Elbasan nga 7 bashki bëhen 10 bashki, shtohen Shpati, Bradasheshi. Në Tiranë nga 5 bashki bëhen 9 bashki, shtohen Ndroqi, Petrela, Kashari, Dajti. Gjithashtu edhe 11 minibashkitë të kalojnë në Bashki. Në Kurbin nga 1 bashki bëhen 2 bashki, shtohet Mamurrasi. Në Durrës nga 3 bëhen 4, është shtuar Sukthi. Në Kukës nga 3 bëhen 5 bashki.

DRAFTI I PD

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

Bashkia, niveli pare.
Rajoni (Qarku)
Bashkitë
95 Bashki asimetrike,
Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki
50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.
50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.
Lidhur me nivelin e dytë PD i përmbahet konceptit evropian
Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore

Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone
Tirana, kryeytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara
Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.

Grupi i punës i permiresimit te reformes administrative territoriale (GPRAT) përbëhet:

Oerd Bylykbashi, kryetar
Ylli Asllani, sekretar.
Ivi Kaso
Besnik Aliaj
Artan Hoxha
Luan Baci
Lorenc Luka
Adrian Turku
Ylber Zeneli
Agron Haxhimali
Ormir Rusi
Luan Baci
Voltana Ademi
Bujar Leskaj
Agron Sharra
Luan Muca
Bexhet Cobani

PD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: TëPD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: TëPD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: TëPD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: Të

PD e Berishës kërkon të shtohen 34 bashki të reja: Të



Video