Teksa ndodhemi në krizë të thellë energjetike, një furtunë shkarkimesh pritet në kupolën drejtuese të institucioneve të Energjetikës në vendin tonë.
Më konkretisht pritet largimi i drejtorëve të OSHEE, OST dhe KESH.
Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se arsyeja e shkarkimit është për shkak të performancës së dobët, por dhe për riformatim të qeverisjes në të gjitha nivelet.
Ndryshime do të ketë edhe te Dogana Shqiptare ku pritet largimi i drejtorit të Përgjithshëm.
Ndryshimet bëhen edhe për një frymë të re në nivel administrativ, por dhe se një pjesë e drejtorëve do të merren me fushatën në terren.
Shumë drejtorë kanë vite që i mbajnë ato poste të larta dhe shpesh herë janë akuzuar për korrupsion, duke u kthyer kjo në një kosto për Partinë Socialiste.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016