Noka i afrohet foltores së Kuvendit, Garda në ‘gardh’, Nikolla: Je përfaqësuesi i një non-grate!

6 June 2024, 10:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noka i afrohet foltores së Kuvendit, Garda në ‘gardh’,
Kuvend

Me debate është zhvilluar seanca në Kuvend, ku ka pasur një përplasje mes deputetit të PD, Flamur Noka dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Debati ka nisur pasi kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që Sali Berisha të futej në grupin parlamentar, pasi është hequr nga Lulzim Basha.

Gjatë debatit Flamur Noka është ngritur në këmbë dhe ka bllokuar foltoren, gjë që ka bërë që në seancë të futet edhe garda.

“Kujdes me fjalorin, po të paralajmëroj. Nëse unë jam ashtu, ti je përfaqësuesi i non gradës pra”, tha Nikolla ndër të tjera, ndërsa fjala e Nokës nuk dëgjohet.

 


Video