PS nuk humbet kohë, çon në Kuvend emrat e deputetëve për komisionet “Xhafaj” dhe “Braçe”, opozita JO!

5 June 2024, 13:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PS nuk humbet kohë, çon në Kuvend emrat e deputetëve
Erion Braçe/ Fatmir Xhafa

Të dy projektvendimet për përbërjen e komisioneve të kërkuara nga mazhoranca, janë futur në rend dite në seancën e së nesërmes. 

Ndërkohë PD mësohet se nuk ka dërguar asnjë emër nga deputetët e saj.

Grupi parlamentar socialist ka depozituar sot në Kuvend dy projektvendime për ngritjen e komisioneve dhe përbërjen e tyre, për t’u miratuar në seancën e ditës së nesërme.

Opozita nga ana e saj ka paralajmëruar bojkotin, pasi një javë më parë nuk e votoi projektrezolutën që i hap rrugën komisionit që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Vendimi:

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të mbikëqyrjes së huaj në proceset demokratikë të vendit” është si më poshtë:

1. Erjon Braçe kryetar (PS)
2. Etilda Gjonaj sekretare (PS)
3. Bledar Çuçi anëtar (PS)
4. Pandeli Majko anëtar (PS)
5. Mimi Kodheli anëtare (PS)
6. Enslemvera Zake anëtare (PS)
7. anëtar/e (PD)
8. anëtar/e (PD)
9. anëtar/e (PD)
10. Mesila Doda anëtare (Demokraci dhe Integrim)
11. Fatmir Mediu anëtar (Aleanca për Ndryshim)

1. Bardhyl Kollçaku anëtar zëvendësues (PS)
2. Alban Xhelili anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

I. Përbërja e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian është si më poshtë:

1. Fatmir Xhafaj kryetar (PS)
2. Klotida Bushka anëtare (PS)
3. Eduard Shalsi anëtar (PS)
4. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
5. Evis Kushi anëtare (PS)
6. Toni Gogu anëtar (PS)
7. Jorida Tabaku anëtare (PD)
8. Dhurata Tyli anëtare (PD)
9. Sorina Kote anëtare (PD)
10. Flutura Açka anëtare (PD)
11. anëtar (PD)

1. Milva Ekonomi anëtare zëvendësues (PS)
2. Erion Braçe anëtar zëvendësues (PS)
3. anëtar zëvendësues (PD)
4. anëtar zëvendësues (PD)

II. Nënkryetar i Komisionit do të jetë njëri nga anëtarët përfaqësues të pakicës parlamentare.

III. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


Video