Fitore historike në PD, Berisha rizgjidhet në krye të partisë përballë vetes së tij, plasin fishekzjarrët

23 May 2026, 22:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitore historike në PD, Berisha rizgjidhet në krye të

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro u rikonfirmua Sali Berisha, mbrëmjen e sotme (23 janar), ka shpërthyer edhe festa në selinë blu.

Qindra fishekzjarrë janë hedhur në selinë e PD-së për të festuar këtë fitore pa rivalë.

Berisha në fund të fjalimit të tij ku foli si për kundërshtarin politik në qeveri ashtu edhe për ata të brendshëm, u duartrokit nga të pranishmit dhe u përshëndet me drejtues dhe mbështetës prezentë të opozitës.

Nga 38 902 vota të vlefshme gjatë procesit elektoral në PD, rezultoi se 37341 vota ishin pro për konfirmimin e Sali Berishës si kryetar. 39441 ishte numri total i votave.

Berisha fitoi me 96% të votave të përgjithshme. Vota të pavlefshme ishin 539, kurse kundër 1055 dhe 506 abstenime.

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD Albana Vokshi theksoi se procesi ishte procesi ishte transparent i rregullt dhe i qetë.


Video