Ndodh në Tropojë! Edhe pse i arrestuar, kryebashkiaku Rexhë Byberi komandon zëvendësen si kryetare të komanduar të bashkisë

13 September 2024, 21:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Tropojë! Edhe pse i arrestuar, kryebashkiaku Rexhë
Rexhë Byberi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit Rexhë Byberi dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sipas SPAK, dyshohet se paligjshmëritë për të cilat akuzohen kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij, Abedin Kërnaja kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga këshilli bashkiak.

Por duket se masa e arrestit nuk e ka ndaluar Rexhë Byberin të caktojë kryetaren e komanduar të bashkisë, të cilën, në këtë rast, sipas ligjit duhet ta emërojë këshilli bashkiak.

Ndodh në Tropojë! Edhe pse i arrestuar, kryebashkiaku Rexhë

Byberi ka caktuar nënkryetaren tjetër, Zyra Islamaj, si kryetare të bashkisë së Tropojës deri në një urdhër të dytë.


Video