Pasi Bashkimi Europian na i mbylli dyert për çeljen e negociatave, në Tiranë janë rindezur sërish diskutimet nëse faji është i BE-së, pra vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, apo i politikës.
Mbi këto diskutime ka ardhur së fundmi dhe një reagim nga ish-kryetari i PD-së, i cili prej vitesh jeton në SHBA, Eduard Selami.
Në një postim në rrjetet sociale, Selami shprehet se nuk është BE problemi, por vetë ata që e fajësojnë duke kujtuar korruptimin dhe paaftësinë. Ai iu referohet elitave politike, duke mos bërë përjashtime si për drejtuesit e djathtë, dhe ata të majtë.
“Shqiptarët duhet ta kërkojnë dështimin e anëtarësimit në BE tek tolerimi i një elite të paaftë e të korruptuar për dekada”, shkruan Selami.