Meta shthur gojën sërish me kreun e SPAK: Dumani, një legen…(VIDEO)

7 May 2024, 10:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta shthur gojën sërish me kreun e SPAK: Dumani, një
Ilir Meta, Altin Dumani

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1.

Në vazhdën e sulmeve ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe konkretisht kreut të saj, Altin Dumani, Meta tha mes të tjerave se ai është “një legen, një kancelar që vetëm prodhon shkresa e asgjë tjetër”

“Babai im është një njeri i nderuar nuk është legen si Dumani. Unë isha kryeministër ai shiste bashkë me mamanë time te Pazari i Ri. Dumani është një kancelar që vetëm prodhon shkresa e komunikime. Këtë të drejtë ka ai, asgjë tjetër”, tha Meta.

Së fundmi ish-Presidenti i vendit, ka sulmuar ashpër prokurorin Altin Dumani, sulme të cilat janë kritikuar edhe nga BE-ja përmes ambasadorit të saj në vendin tonë Silvio Gonzato, apo Ambasada e SHBA-së. 

 


Video