
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se betejën për kryeqytetin e ka me Ilir Metën, i cili hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për emisionin ‘Konstrast’, Veliaj thotë se kjo është arsyeja përse Meta nuk vendos emrin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.
Belind Këlliçin e quan kukulla e radhës ndërsa mjeshtrin cilëson Sali Berishën që i shkoi në derë të shtëpisë duke folur me gjuhë hakmarrje se do i marrë bashkinë e Tiranës.
“Kjo është garë mes të vjetrës dhe të resë. Kemi disa njerëz që janë duke folur për shkollën, rrugën konkrete. Rakipi në Kamëz po flet për projektin e liqenit të Paskuqanit. Mënyra si është bërë pedonalja e Golemit dhe rezervimet deri në tetor janë konkrete. Nëse filozofia jonë është hallet e njerëzve, t’i japim zgjidhje.
Një parti që shpenzon ose grupim që shpenzon 100 mijë euro në një stadium bosh është shkelje e rëndë e etikës. Nuk është pa para një parti që shpenzon aq shumë. Ende nuk dihet burimi. Ne nuk e dimë me kë po kandidojmë.
E kam makinën por pa targë. Kjo forcë politike ka provuar që vret njerëz në bulevard. Ne kemi një kundërshtar që quhet Ilir Meta e hallin më të madh e ka dosjen e Sigurimit të Shtetit. Përderisa nuk vënë emrin, e ka këtë hall.
Saliu nuk e vë dot se është non grata. Nuk ka rëndësi kush është kukulla e radhës, por mjeshtri. Mua në derë të bashkisë me megafon më erdhi Sali Berisha. Sfidën në derën e shtëpisë me kodet e hakmarrjes e bëri ai duke thënë ‘këtë do ta marr unë’”, tha Veliaj.