Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Beratit, Zija Ismaili dhe kryebashkiaku aktual i Beratit Ervin Demo, duke se kanë lënë mënjanë "luftën" e 14 Majit dhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme, teksa janë takuar në kishë dhe kanë uruar për Pashkën Ortodokse.
Këtë moment, e ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë Zija Ismaili, i cili shkruan se politika dhe sharjet nuk kanë vend në kishë dhe se i ka uruar Pashkë duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij.
"Mbrëmjen e së shtunës kam pasur një rastësi të veçantë për të takuar kundërkandidatin tim Ervin Demo në kishën e Shën Dhimitrit të Beratit. Politika dhe ndarjet nuk kanë vend në këtë vend të shenjtë. I urova festën e Pashkëve duke uruar shëndet dhe të gjitha të mirat për familjen e tij. E mbi të gjitha, le të fitojë më i miri!" -shkruan ai.