Mesila Doda "distancohet" nga PD-ja, del si deputete e pavarur në Kuvend

17 September 2025, 19:03Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mesila Doda "distancohet" nga PD-ja, del si deputete e pavarur në
Mesila Doda, Ulsi Manja, Igli Hasani

Mesila Doda ka zgjedhur që të vazhdojë si deputete e pavarur në Kuvend, duke mos pranuar të bëhet pjesë e asnjë prej tre grupeve parlamentare të opozitës.

Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Mesila Doda renditej në listën e sigurt të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, e 10 në listë, ku arriti të merrte mandatin e deputetes pa bërë fare fushatë.

Ajo u fut si kandidate e PDIU-së, por kjo parti dështoi të merrte vota në këto zgjedhj, ku kryetari i saj, i cili ndodhej në listë të hapur në Tiranë mori vetëm, Shpëtim Idrizi, mori vetëm 1991 vota preferenciale, bashkë me diasporën.


Video