PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej, Rama shfaqet me kapele dhe syze!

12 April 2025, 12:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

PS hap fushatën te Sheshi Skënderbej, Rama shfaqet me kapele dhe syze!

Partia Socialiste hap ditën e sotme fushatën elektorale në Sheshin Skënderbej në Tiranë.

Ndërkohë në shesh ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, shihet i veshur me kapele, atlete dhe bluzë me numrin 5, si dhe me një xhaketë të zezë.

Me mbërritjen e kryeministrit Edi Rama ka nisur edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë, ku fillimisht është nisur me qarkun e Dibrës.

Të gjitha qarqet do të bëjnë nga një prezantim të veçantë, të shoqëruar me këngë e valle tradicionale.

Në shesh janë edhe 12 yje, që simbolizojnë 12 yjet e Bashkimit Europian, pasi kryeministri Rama ka si premtim kyç të fushatës anëtarësimin e vendit në BE.



Video