Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme nën drejtimin e kryetarit Gazment Bardhi, me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Në mbledhje pritet të diskutohet mbi aksionin politik në vijim dhe zhvillime të tjera të jetës politike.
Në mbledhje ka marrë pjesë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Kujtojmë se pas ribashkimit të Grupit të PD-së, shumë deputetë që kanë qenë disi të lëkundur, i janë bashkuar grupimit të kësaj force politike të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.