Mbërrin në Tiranë Mark Rutte: Kërkojmë ç'tensionimin e situatës mes Serbisë dhe Kosovës

16 October 2023, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbërrin në Tiranë Mark Rutte: Kërkojmë

Kryeministri Mark Rutte mbërriti pak minuta në parë në Kryeministri, ku u prit nga homologu Edi Rama, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Rutte pranoi të flasë për media dhe iu përgjigj pyetjeve për situatën në veri të Kosovës. Sipas tij, çtensionimi mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm.

“Ne kërkojmë që të çtensionohet situata. Kam folur me pres Vuçiç pak javë më parë. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë të kontribuojmë në çtensionim”, tha Rutte.


Video