Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta

29 January 2026, 10:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbahet sot seanca paraprake për ish-presidentin Meta
Ilir Meta

Sot mbahet seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli.

Në seancë merr pjesë edhe Monika Kryemadhi.

Avokati mbrojtës i Metës, Kujtim Cakrani nuk dha prononcim për gazetarët para se hynte në ambientet e gjykatës.

Kujtojmë se pak më herët, kreu i PL-së ankimoi masën e sigurisë në Apel.


Video