Marjana Koçeku rikthehet në Kuvend pas shkëputjes nga grupi parlamentar i PS-së, “shkon” te grupi parlamentar i PD

8 September 2026, 17:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marjana Koçeku rikthehet në Kuvend pas shkëputjes nga grupi
Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku është paraqitur në seancën e sotme parlamentare, pas shkëputjes së saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Koçeku është ulur në rreshtin e grupit parlamentar të PD-së. Kjo lëvizje e saj nuk dihet nëse ka ardhur pasi PS do i ketë zëvendësuar karrigen apo me dëshirën e saj.

Pas largimit nga grupi parlamentar i PS-së, Koçeku u është drejtuar qytetarëve dhe ndjekësve të saj, duke deklaruar se do të jetë një zë i qytetarëve dhe se nuk do të përfaqësojë logon e një partie.

 


Video