"Lubia po e merr me vete Edi Ramën"/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha: Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve vetëm në një celular!

17 December 2025, 13:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lubia po e merr me vete Edi Ramën"/ SPAK kërkon arrestimin
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin “është si kuçedra”.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha thotë se me prova është dokumentuar se jo vetëm tuneli i Llogarasë, por edhe për tendera të tjera autor është Edi Rama.

“Rama i palosur tha se skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë. Këtu informova se në debatin 7 orësh kur Rama në vetëmbrojtje si trumcaku që harron ato që bën, i kthehet dhe i thotë ato mesazhet na prishën shumë punë. Cilat mesazhi i thotë? Ato në celularin e Berberit. Por i tha që “mesazhet e tua janë shumë më keq, shumë më komprometuese”, tha Berisha.

Berisha: Unë ju kisha informuar ju se Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, Lubia shkon në drejtim të kuçedrës. Ajo po merr me vetë Ramën. Unë ju kisha informuar se pse pas komunikimit të akt akuzës ajo sghkoi direkt në kryeministri dhe i tha se “do të marr me vete” dhe për të qartësuar opinionin publik u detyrova ti referohem legjendës keni parë keni s’keni parë një i vdekur me një të gjallë. Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS dhe me tonet më kërcënuese i tha se secilido që të flasë do të marr me vete. Rama i palosur tha se skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë. Këtu informova se në debatin 7 orësh kur Rama në vetëmbrojtje si trumcaku që harron ato që bën, i kthehet dhe i thotë ato mesazhet na prishën shumë punë. Cilat mesazhi i thotë? Ato në celularin e Berberit. Por i tha që “mesazhet e tua janë shumë më keq, shumë më komprometuese”

Ju rikujtoj se Evis Berberi vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve. Rama u palos. Unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin në të cilin faktohet se jo vetëm në Tunelin e Llogarsë por edhe në tendera të tjera autori i vërtetë është Rama.


Video