
Kryeministri Edi Rama mendon se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të sjellë të ardhura shtesë në ekonomi.
“Legalizimi i kanabisit mjekësor, pra jo për përdorim nga të gjithë, por si lëndë bazë për farmaceutikën, po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi. Krijon punësim, krijon një zë të ri në eksport dhe patjetër krijon më shumë të ardhura”, deklaroi ai nga Dibra, ku ishte për takimin e radhës të këshillimit kombëtar.
Megjithatë, Rama dhe se për këtë vendim duhet të mendohet, nisur nga kundërshtimi i ndërkombëtarëve dhe imazhi i vendit.
“Duke pasur parasysh historikun, duke pasur parasysh dhe shumëçka tjetër që unë dhe ju e dimë, duhet të mendohemi dy herë para se ta marrim këtë vendim, ndaj e kemi ndarë me qytetarët. Kur vjen puna tek partnerët ata janë prapë skeptikë për këtë. Jo se e kanë gabim arsyetimin, por ata nuk jetojnë këtu. Jetojnë, por nuk janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për ta është më kollaj më mirë jo se t’i hyjmë një dhimbje koke, më mirë mos e bëni fare”, tha Kryeministri.