Largohet nga detyra Prefekti i Kukësit, ja kush e zëvendëson

5 February 2025, 16:39Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Largohet nga detyra Prefekti i Kukësit, ja kush e zëvendëson
Pandeli Majko dhe Agron Geca

Prefekti i Qarkut të Kukësit Agron Geca është liruar nga ky post, sot me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në vend të tij është emëruar Dritan Baji. Vendimi vjen pas largimit nga detyra më herët të prefektit të Lezhës, Durrësit dhe Elbasanit.

Vendimi:

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA


Video