A do jetë kryeministër nëse fiton zgjedhjet? Berisha i përgjigjet VOX NEWS: Afërmendsh, do jem kandidat...

5 Shkurt 2025, 13:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Në një dalje për mediat, kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të Vox News në lidhje me disa çështje kyçe që shqetësojnë qytetarët në vend.

VoxNews: Deri me sot janë regjistruar 140 mijë emigrantë per te votuar, a mendoni se këto do të jene vota për Partinë Demokratike?

Nga informacionet që kam, po! Do jem i sinqertë, vota e shqiptarëve jashtë vendit është e drejtë kushtetuese  dhe Shqipëria në mënyrën më të turpshme ishte i vetmi vend që ua mohonte atë. Ata janë votues. Tani në epokën dixhitale mund të votojnë në mënyre dixhitale, për fat të keq regjistrimi do bëhet dixhital, kurse vota me zarfe, sepse qeveria kontrollon portalet si e-albania, dhe ne nuk e pranuam.

 

VoxNews: ?Keni denoncuar nje seri skandalesh te qeverise, por duket sikur shpesh nuk vihet uji ne zjarr, dhe nuk ka asnje reagim. Nese vini ne pushtet, do te hetoni cdo skandal që keni denoncuar?

Skandalet, absolutisht një nga një! Dhe dua ta dinë mirë se në krye të ndëshkimit do të qëndrojnë kriminelët elektoralë. Krimi elektoral do shpallet krim i rëndë, edhe korrupsioni krim i rëndë. Për këto dy vepra penale do ketë ndëshkime ekzemplare. Parashtrimi për këtë dy vepra do hiqet. Prandaj dhe u bëj thirrje punonjësve të administratës të mos dëshmohen skllevër të ministrave hajdutë që përdorin pushtetin për pasurimin e tyre.

VoxNews: Zoti Berisha, jemi pak muaj para zgjedhjeve. Ka zera qe ju do te nxirrni nje kandidat per kryeminister, si e komentoni?

Unë nuk ndjek veprimet e kundërshtarit përveç një fakti që e kam ftuar në mënyrë të përsëritur që të përballemi në një studio televizive. Atij nuk ja mban, ai ka frikë nga vetja e tij dhe e di që del nga ai emisioni në mënyrë figurative lakuriq me ato që do u faktoj shqiptarëve për bëmat e tij dhe kjo është arsyeja që ai nuk mund të dalë. Ai ka dhe probleme dhe memorien.  I kam thënë dhe me sufler hajde, por hajde në debat, sepse e kërkon rregulli, e kërkojnë shqiptarët.

VoxNews: A do jeni ju kryeministër?

Kjo vetëkuptohet. Është afërmendsh, nuk ka diskutim. Pasi të fitoj zgjedhjet do të hapim një votim për kryeministër, kush të dojë të sfidojë Sali Berishën. Kur hapet gara, hapet nga opozita jo nga PS. Kush të dojë.

VoxNews: Nëse ambasadorët e Britanisë dhe SHBA, ju thonë që të largoheni dhe të zgjidhet një kandidat tjetër do e pranoni një marrëveshje?

Këto eksperimente janë bërë më Sali Berishën dhe kanë dështuar nuk kanë pirë ujë, s'mund të ndodh. 

Video