Denoncimi në VOX News: Dosje deri në tavan, foto nga stoku i fri...
16 Mars, 12:47Fokus
SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin, kryebashkiake e Rroskovecit për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i kërkuar ulet në 1 vit.
Bufi nuk rrezikon të shkojë në qeli për shkak se në përfundim SPAK kërkoi pezullimin e dënimit dhe lënien e saj në Shërbim Prove për 2 vjet.