Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Ngjarja e shëmtuar, të lirohet menjëherë

12 May 2023, 13:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri i Greqisë reagon për arrestimin e Belerit: Ngjarja e
Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash.

Në një deklaratë për mediat ai e quajti arrestimin e Belerit si një ngjarje të shëmtuar, teksa u shpreh se Athina zyrtare nuk do të tolerojë shkeljen e ligjit për këtë rast dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke. Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit.

"Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë i Himarës dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri.  Dua t’i dërgoj një mesazh mikut tim të Shqipërisë. Zbatimin per sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do ta pranojë. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor”, vuri në dukje kryeministri." u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Në një postim në rrjetet sociale, Kyriakos Mitsotakis bën me dije se për këtë ngjarje ka vënë në dijeni dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

"Informova Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për arrestimin, për akuzat e papërmbajtshme, të kandidatit për kryetar bashkie të Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë zbritje në Sundimin e Ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të Pakicës Kombëtare greke." shkruan kryeministri grek.

 


Video