Ministri i Jashtëm grek: Kemi njoftuar Brukselin për arrestimin e Fredi Belerit, SKANDAL nëse ...

12 May 2023, 13:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministri i Jashtëm grek: Kemi njoftuar Brukselin për arrestimin e
Niko Dendias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për shitblerje votash.

Ai deklaron se nëse nuk ka prova për arrestimin e tij, ky është një skandal. Ndërkohë, Dendias pohoi se kjo çështjes do të ndiqet nga Greqia dhe se kanë njoftuar edhe Brukselin

“Arrestohet anëtari i minoritetit grek, Fredi Beleri, kandidat për kryetar Bashkie në Himarë të Shqipërisë, së bashku me një tjetër grek. Dua të them se nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut. Për këtë kam njoftuar tashmë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borrell, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme suedeze, si Presidencë në detyrë. Qeveria greke do ta monitorojë këtë nga afër. E përsëris, diçka që e njohu edhe kryeministri shqiptar Rama. Arrestimi i një kandidati për kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të forta, përbën skandal.”, tha ai.


Video