Dita e fundit e fushatës/ Rama miting në Shkodër dhe Durrës, Alibeaj dhe Berisha-Meta në Tiranë

12 May 2023, 08:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita e fundit e fushatës/ Rama miting në Shkodër dhe Durrës,
Rama dhe Berisha

Sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, teksa sipas ligjit, e nesërmja, 24 orë para zgjedhjeve është heshtje zgjedhore.

Sipas agjendës, sot kreu i socialistëve, Edi Rama ka vendosur që takimet e fundit t'i mbajë në Shkodër dhe në Durrës.

Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16:30, ndërsa në Durrës në orën 19:00, qytet i cili do të përmbyllë edhe fushatën e selisë rozë. Ndërsa djitën e djeshme fushata e PS-së u mbyll në Tiranë.

Ndërkaq Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni "Bashkë Fitojmë" në drejtimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë parashikuar që mitingun e fundit të fushatës elektorale ta mbajnë në Tiranë


Video