Akuzat e Berishës, Rama: Po, Yuri Kim ka blerë prona në Sarandë, por nuk është ambasadorja

11 May 2023, 21:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzat e Berishës, Rama: Po, Yuri Kim ka blerë prona në
Yuri Kim, Sali Berisha dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim se ka blerë prona në Sarandë.

I ftuar në emisionin "Opinion", Rama tha se ky është një dizinformim me dashje, pasi Yuri Kim që ka blerë prona në Sarandë është një ukrainas.

"Po, ka një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por ajo nuk është ambasadorja amerikane. Yuri Kim që ka blerë prona në Sarandë është një burrë ukrainas që quhet Yuri Kim, bashkëshortja e tij quhet Marina Kim. Dhe kjo histori nuk ka tëbëjë fare me Yuri Kim. Ky është një dizinformim" u shpreh Rama


Video